Pacolli konfirmon: Vuçiqit i është lejuar vizita në Ujman pas presionit nga BE

07 shtator 2018 | 22:27

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli, konfirmoi se Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i është lejuar vizita në liqenin e Ujmanit gjatë vizitës që do ta bëjë në Kosovë këtë fundjavë.

“Po i është lejuar vizita. Vendimi është marrë para gjysmë ore. Kemi pasur presion nga BE dhe aleatët, nuk kemi pasur zgjidhje tjetër”, ka deklaruar Pacolli për “kallxo.com”.

Edhe Vuçiq, para pak minutave e konfirmoi nga Beogradi se do të qëndrojë në liqenin e Ujmanit, kërkesë që paraprakisht i ishte refuzuar nga MPJ e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vuçiq pritet të vijë nesër në Kosovë. Muret afër liqenit…