Pacolli: Kosova dhe Kiribati shumë shpejt vendosin marrëdhënie diplomatike
24 shtator 2018
| 22:42
Kosova dhe Kiribati shumë shpejt do të vendosin marrëdhënie diplomatike, dhe do të thellojnë bashkëpunimin në mes dy vendeve.
Kështu ka thënë Ministri i Jashtëm, njëherësh zëvendëskryeministër i Kosovës, Behgjet Pacolli, pas takimit me presidentin e Kiribatit, Taneti Mamau, në margjina të takimeve të shumta bilaterale, që po zhvillohen me rastin e punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork.
“Zhvillova një takim miqësor me Presidentin e Kiribatit, Dr. Taneti Mamau. Kiribati ka njohur herët Kosovën. Shumë shpejt do të lidhen edhe marrëdhëniet diplomatike, ndërsa bashkëpunimi dypalësh do të thellohet”, ka thënë Pacolli.