Pacolli: Kosova dhe Kolumbia kanë vendosur marrëdhënie diplomatike

03 mars 2019 | 11:25

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, e ka mirëpritur një letër të pranuar nga homologu i tij nga Republika e Kolumbias, Carlos Holmes Trujillo García, nëpërmjet së cilës ai njoftohet mbi Dekretin për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike në mes dy shteteve, veprim ky, që mundëson komunikimin e përhershëm të nivelit më të lartë në mes dy vendeve me shkëmbimin edhe të Ambasadorëve.

Kjo letër pason pas një takimi, që kryediplomati kosovar, Pacolli, kishte zhvilluar me ministrin e jashtëm të Kolumbias, Carlos Holmes Trujillo García, në pjesën e parë të muajit shkurt në Uashington D.C.

“Pas takimit me ministrin e jashtëm të Kolumbisë, Carlos Holmes Trujillo García, muajin e kaluar, Kosova dhe Kolumbia kanë vendosur marrëdhënie diplomatike nëpërmjet shkëmbimit të Ambasadorëve. Kosova do të hapë Ambasadën e saj me qëndrim në Bogota dhe Kolumbia do të emërojë ambasador jorezident nga Italia”, ka thënë numri dy i Qeverisë, Pacolli.

Nëpërmjet hapjes së Ambasadës rezidente në Bogota, Republika e Kosovës synon mbulimin dhe përfaqësimin jorezident diplomatik edhe në shtete të tjera në atë kontinent.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Autoriteti Kosovar i Konkurrencës (AKK), përmes një komunikate për media…