Pacolli: Kosova dhe NATO janë një
04 prill 2019
| 13:22
Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka uruar NATO-n me rastin e shënimit të 70-vjetorit të themelimit të kësaj aleance.
Ai në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se NATO është një pjesë e pazëvendësueshme e historisë së Kosovës për lirinë nga tirania dhe rrugës drejt pavarësisë.
“Historia dhe e ardhmja e Kosovës janë të lidhura me NATO-n, ekzistenca jonë është e lidhur me NATO dhe mbrojtja e mënyrës sonë të jetesës është e lidhur me NATO-n. Kosova dhe NATO janë një. NATO mbetet jo vetëm një aleancë e forcës ushtarake, por një bashkësi e vlerave dhe parimeve. NATO është një punë e papërfunduar: Kosova duhet të jetë pjesë e saj. Kjo është aspirata e popullit tonë dhe e ardhmja e rajonit”, ka shkruar Pacolli.
/Epoka e re/