
Pacolli: Kosova dhe Panamaja kanë marrëdhënie të shkëlqyera
06 prill 2019
| 18:16
Në margjina të Forumit ekonomik botëror, ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka zhvilluar një takim të me zëvendëspresidenten dhe ministren e Jashtme të Panamasë Isabel de Saint Malo de Alvarado.
“Kosova dhe Panamaja kanë marrëdhënie të shkëlqyera. Panamaja është një mbështetës i fuqishëm i Kosovës në Amerikën Latine dhe biseduam për të zgjeruar bashkëpunimin tonë dypalësh me fokus ekonominë dhe tregtinë”, ka thënë Pacolli pas takimit.