Pacolli: Kosova e gatshme ta ndihmojë Greqinë pas zjarreve
24 korrik 2018
| 15:53
Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, i ka dërguar një letër solidarizimi homologut grek Nikos Kotzias, pas tragjedisë nga zjarret që ka përfshirë Athinën.
Me këtë rast, Pacolli ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave dhe Qeverinë greke.
Po ashtu, në letër, Pacolli ka shprehur gatishmërinë e institucioneve të Kosovës për të vënë në dispozicion të gjitha kapacitetet e saj për t’i dalë në ndihmë qeverisë dhe popullit grek në këto momente të vështira.