Pacolli: Kosova e meritoi ushtrinë e saj (Video)
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka thënë se përpjekjet historike për shtet të konsoliduar dhe sovran po kurorëzohen me formimin e ushtrisë së Kosovës.
Ai ka theksuar se ushtria e Kosovës buron nga populli liridashës e paqedashës i Kosovës dhe i përket të gjithë qytetarëve të saj, pa dallim.
Pacolli ka vlerësuar se kësaj ushtrie janë të vendosura thellë në luftën e pastër dhe të shenjtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Ajo do të jetë garantuese e paqes dhe stabilitetit në rajon me synimin për të qenë pjesë e NATO-s dhe t’i kontribuoj qëllimeve madhore të kësaj aleance kudo në Botë. Themelet e kësaj ushtrie janë të vendosura thellë në luftën e pastër dhe të shenjtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kosova do të jetë përgjithmonë mirënjohëse vendeve që po mbështesin formimin e ushtrisë sonë. Urime”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/
https://www.facebook.com/behgjeti/videos/2112496002143385/