
Pacolli: Kosova ka nevojë për mbështetjen e vazhdueshme të Kroacisë
18 shtator 2019
| 12:40
Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka pranuar sot kopjet e letrave kredenciale nga ambasadorja e re e Kroacisë në Republikën e Kosovës, Daniela Barisiç.
Pacolli ka thënë se Kosova ka nevojë për mbështetjen e vazhdueshme të Kroacisë dhe si një vend mik, me të cilin kemi ndërtuar marrëdhënie të shkëlqyeshme bilaterale.
“Presim që Kroacia të jetë zë i fuqishëm në procesin e Kosovës drejt integrimit Evropian. Ambasadoren e njoftova se Republika e Kosova ofron mundësi të mëdha për investitorët e huaj dhe për këtë kemi miratuar ligjet më të përshtatshme për investimet e huaja direkte”, ka deklaruar Pacolli.
/Epoka e re/