Pacolli: Kosova mbetet e përkushtuar fuqishëm për bashkëpunim rajonal

29 prill 2019 | 18:42

Presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, po marrin pjesë në takimin e nivelit të lartë për Ballkanin Perëndimor me ftesë të kancelares gjermane Merkel dhe presidentit francez Macron, për të diskutuar zhvillimet aktuale në rajon dhe perspektivën evropiane të të gjitha vendeve.

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka thënë se Kosova mbetet e përkushtuar fuqishëm për bashkëpunimin rajonal dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë si dy shtete të pavarura dhe sovrane.

“Ka ardhur koha që Serbia të pranojë realitetin dhe të shohë të ardhmen me Kosovën si dy fqinjë të barabartë. Një çështje e rëndësishme për delegacionin tonë është liberalizimi i vizave për qytetarët tanë. Jemi të vendosur për këtë kërkesë, pasi është mënyra e vetme për t’i treguar popullit të Kosovës se e ardhmja evropiane është e prekshme”, ka shkruar Pacolli.

/Epoka e re/

https://www.facebook.com/behgjeti/photos/a.10152919767545153/10161583101520153/?type=3&eid=ARAwvHmETltkHwDpz93kmnnLYitw-fYT8VY_gwjF4Y2SZR3owNjgpKqTa85sYeIdbqmetBb0vm2Dq5YI&__xts__%5B0%5D=68.ARBdQB1uLaE4ZjmJAw7L6V5FQefw8NW31TSJf1JB2DkdFHJG-pbp5K1E5ZKJ2UB0L5uO2YLe3NaYNVAwOnXo4Wk2iHjapTdBVd5vsPGeAVsHXi341OZ5_haU9MZxAjWdVbIL8TXhavkNpWf_3kmgE3mcWgplFZZQVqnjwjPSvRhq39EeI9bzAJaN4z89nF_mBD7cUPix1rMEAwuo6mCeX6qTSfDvGTvgRo3ZQ0z0BYUevYczUv58sq7YJgHo7ou_GdBL21I-JfpGnVV-pbWdvsL7ToFt6Zh4gkEdrFQEaXpDve1Wef03_rGlT77mrPGk-VknjRESEVAPe5e92tF3trI–fW0lAvTwbXZx2vq27YMq5XC&__tn__=EHH-R

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me moton “Kundër pazareve Thaçi-Vuçiq”, dhe “Kundër bonjëzimit  të Kosovës”,…