Pacolli: Kosova partner serioz i koalicionit global kundër terrorizmit

10 janar 2020 | 21:43

Zëvendëkryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, njëherësh Ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka deklaruar se fondi shtesë i ndarë për Koalicionin Global tregon që Kosova është partner serioz i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe koalicionit në luftën kundër terrorizmit dhe DAESH-it (ISIS).

“Ne qëndrojmë së bashku me aleatët tanë amerikanë dhe anëtaret tjerë të Koalicioni Global për të mbrojtur vlerat tona dhe mënyrën tonë të të jetuarit”, ka deklaruar Pacolli. Qeveria e Republikës së Kosovës, në mbledhjen e së premtes, mori vendim që të ndahen edhe 250 mijë euro për përkrahjen e Koalicionit Global kundër DAESH-it.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti amerikan, Donald Trump duket se mendon që ai është…