Pacolli: Kosova përkrah sulmet në Siri
14 prill 2018
| 10:17
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli ka shkruar se Kosova përkrah sulmet në Siri.
Pacolli ka shkruar në llogarine e tij në “Twitter” se Kosova përkrah sulmet e ShBA-ve, Britanisë e Francës ndaj objekteve dhe kapaciteteve të armëve kimike të regjimit sirian.
“Përdorimi i armëve kimike është i papranueshëm. Ata që janë përgjegjës duhet të mbahen përgjegjës”, shkroi Pacolli.
ShBA, Britania dhe Franca nisën sot sulmet ndaj regjimit të Bashar al Assad-it në Siri, pasi thanë se kanë të dhëna të përdorimit të armëve kimike prej tij.