Pacolli: Kosovarët në Irak janë të sigurt dhe shëndoshë e mirë
Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka bërë me dije deri më tani të gjithë kosovarët që punojnë me misionet amerikane në Irak janë të sigurt dhe shëndoshë e mirë.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Ministria e Punëve të Jashtme është në kontakt të ngushtë me autoritetet për të siguruar sigurinë e kosovarëve.
“Shumë qytetarë të Kosovës punojnë në bazat ushtarake amerikane dhe të koalicionit në Irak, përfshirë ato që kanë qenë shënjestër e sulmeve të mbrëmshme iraniane. Puna është duke vazhduar për të identifikuar të gjithë kosovarët, por informatat e para janë që dhjetëra kosovarë punojnë në këto baza. Ministria e Punëve të Jashtme është në kontakt të ngushtë me autoritetet për të siguruar sigurinë e kosovarëve dhe në të gjitha kapacitetet tona ne do të ofrojmë ndihmën e nevojshme. Deri më tani të gjithë kosovarët janë të sigurt dhe shëndoshë e mirë”, ka shkruar Pacolli.