Pacolli: Kosovës i hapet një dritare historike drejt BE-së

06 shkurt 2018 | 16:00

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka përshëndetur publikimin e Strategjisë së Zgjerimit të Bashkimit Evropian.

Pacolli ka thënë se është lajmi i mirë nga Brukseli që BE-ja po tejkalon të ashtuquajturën “enlargementfatigue” – lodhjen nga zgjerimi dhe i është rikthyer seriozisht rajonit tonë.

“Riafirmimi i një të ardhme evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor nga presidenti, Jean Claude Juncker, hapë perspektivë të re për më shumë stabilitet në fqinjësinë tonë. Ky është obligim i BE-së për të ruajtur perspektivën kredibile të zgjerimit për rajonin”, ka thënë Pacolli.

Sipas tij, me Strategjinë për Zgjerim të BE-së, për Republikën e Kosovës hapet një dritare historike e mundësisë për t’u lidhur në mënyrë të vendosur dhe pa dyshim me të ardhmen e përbashkët në Bashkimin Evropian.

“Republikës së Kosovës i është ofruar mundësi për progres të qëndrueshëm nëpërmjet implementimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, edhe pse ne kemi kërkuar trajtim të barabartë me vendet tjera të rajonit.  E kemi menduar se për ne është trajtim i pabarabartë formulimi ‘frontrunners’. Ne kemi sugjeruar që do të duhej të ofrohej një përkufizim i qartë mbi statusin e kandidatit për Kosovën, si dhe një kornizë e qartë kohore për hapjen e bisedimeve për procesin e anëtarësimit në BE”, ka deklaruar Pacolli.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Nataliya…