Pacolli: Krijimi i Ushtrisë ngrit kapacitetet në ndërtimin e një ambienti të qetë dhe të sigurt
Krijimi i Ushtrisë së Kosovës në koordinim të plotë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës ngrit ndjeshëm kapacitetet e vendit tonë në ndërtimin e një ambienti të qetë dhe të sigurt.
Kështu ka thënë ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, në adresimin e tij para rreth shtatëdhjetë ministrave të jashtëm nga e gjitha bota, që përfaqësonin vendet e tyre në ministerialin e Koalicionit Global kundër ISIS-it, që po i zhvillon punimet në Uashington D.C.
Në njoftimin për medie të Ministrisë së Punëve të Jashtme është thënë se, Pacolli ka treguar hapat konkret që shteti i Kosovës bashkë me SHBA-në ka ndërmarrë në vazhdimësi në këtë drejtim.
Gjatë këtij takimi, pjesëmarrësve nga e gjithë bota i është drejtuar edhe Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo dhe presidenti i ShBA-së, Donald Trump.
Ndërkohë, një shtrëngim duarsh ndërmjet sekretarit Pompeo dhe ministrit të jashtëm të Kosovës, Pacolli, pas fotos familjare me ministrat e jashtëm pjesëmarrës ka marrë vëmendjen dhe është publikuar në mediet më të rëndësishme të botës.
/Epoka e re/