
Pacolli: Krishtlindje shumë të gëzuar dhe të lumtur
24 dhjetor 2019
| 14:30
Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka uruar besimtarët e krishterë me rastin e festës së Krishtlindjes.
Në profilin e tij në “Facebook”, Pacolli, ka shkruar se fryma e Krishtlindjes është paqja dhe gëzimin e Krishtlindjes është shpresa. “Unë dhe gjithë familja ime, të gjithë qytetarëve të Kosovës të besimit Krishterë, ju urojmë një Krishtlindje shumë të gëzuar dhe të lumtur, të keni frymën e Krishtlindjes që është Paqja, gëzimin e Krishtlindjes që është Shpresa dhe Zemrën e Krishtlindjes që është Dashuria. Gëzuar”, ka shkruar Pacolli.