Pacolli kritikon Qeverinë për orën policore

23 janar 2022 | 15:00

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka kritikuar Qeverinë për vendosjen e orës policore si masë kundër përhapjes së koronavirusit.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se masat tjera janë të nevojshme, duke shtuar se ora policore nuk shërben asgjë në këtë drejtim.

Reagimi i tij i plotë:

Sot është dita e dytë që përsëri do të kemi orën policore. Masat (tubimet, takimet nëpër vende publike, puntoritë e ndryshme etj) janë masa të nevojshme dhe  efektive për mbrojtjen nga Covidi 19, por ora policore nuk di çka shërben?

Nuk besoj se virusi do të jetë aktiv vetëm prej ores 22:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit?!

Kjo nuk është e drejtë, qytetarët tanë nuk e meritojnë këtë !

Ne duhet t’ua lehtësojmë jetën qytetarëve ne këtë kohë kur ata edhe përballen me mungesën e rrymës dhe sfidat tjera të jetesës!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka vlerësuar se…