Pacolli: Kryeministri Kurti dhe Qeveria e tij të ndryshojnë kurs
02 janar 2023
| 12:45
Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka shkruar në “Facebook” për dëshirën e tij në ditën e dytë për vitin 2023.
“Sot, në ditën e dytë të vitit 2023, shprehi dëshirën time kryesore: Kryeministri Albin Kurti dhe Qeveria e tij të ndryshojnë kurs dhe të konsiderojnë vetën e të veprojnë edhe si Kryeministër dhe Qeveri e të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe, jo si deri më tani si kryeministër e qeveri vetëm e VV-së. Kosovës i nevojitet unitet gjithëpërfshirës!”, ka shkruar Pacolli.