Pacolli: Kryeministri që ikën nga përgjegjësia duhet të ikë nga qeveria

04 gusht 2020 | 15:20

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka thënë se qeveria aktuale me vendimet e saj po tregon çdo ditë se është një qeveri koti.

“U bë kryeministër duke uzurpuar institucionet qeverisëse të shtetit, por nuk po arrin dot t’i udhëheq ato. Për të ruajtur pak fytyrë, nëse i ka mbetur ende, ka filluar të ikën përgjegjësive e detyrave që kanë peshë”.

“Tha unë jam kryeministri dhe se i takon të udhëheq me dialogun. Pak ditë pas u tërhoq dhe vendosi në krye një marionetë të Thaçit që vepron sipas urdhrave të Vuqiçit”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ajo ka thënë se kryeministri që ikën nga përgjegjësia duhet menjëherë të ikën edhe nga Kryeministria.

https://www.facebook.com/fitore.pacolli/posts/10221221136730750

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pekini ka akuzuar Shtetet e Bashkuara të martën për “fyerje”…