Pacolli: Ku është dallimi mes serbëve të Mitrovicës dhe atyre të Graçanicës?

14 gusht 2024 | 14:03

Ish-nënkryetari i komunës së Prishtinës, dhe kryetari i degës së AKR-së, në Prishtinë, Selim Pacolli ka pyetur se ku dallojnë serbët e Mitrovicës nga ata të Graçanicës. Pacolli ka thënë se nëpër Graçenicë kalojnë çdo ditë minimumi nja 20.000 automjete nga më të ndryshmet dhe asnjëherë nuk pat incidente, kurse të këta të Mitrovicës po na u bejka belaja nëse e hapim urën.

“Nëpër Graçanicë kalojnë çdo ditë minimumi nja 20.000 automjete nga më të ndryshmet dhe asnjëherë nuk pat incidente, kurse të këta të Mitrovicës po na u bëjka belaja nëse e hapim urën dhe andej mund të kalojnë maksimumi vizitorët e varrezave të familjarëve të vetë, të ngelura matanë”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e vet në “Facebook”. Madje Pacolli këtë e ka quajtur HIPOKRIZI.

A ka kush që na tregon, ku është dallimi mes serbit të Mitrovicës dhe atij të Graçenicës?

Nëpër Graçanicë kalojnë çdo ditë minimumi nja 20.000 automjete nga më të ndryshmet dhe asnjëherë nuk pat incidente, kurse të këta të Mitrovicës po na u bëjka belaja nëse e hapim urën dhe andej mund të kalojnë maksimumi vizitorët e varrezave të familjarëve të vetë, të ngelura matanë!

THJESHTË HIPOKRIZU !

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka…