Pacolli: Lajcak do ta vizitojë Kosovën në qershor
06 prill 2019
| 12:45
Në Jordani, në margjinat e forumit Ekonomik botëror, ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka zhvilluar një takim me ministrin e jashtëm të Sllovakisë, Mirosllav Lajcak.
“Përkundër faktit që Sllovakia ende nuk e ka njohur Republikën e Kosovës, bashkëpunimi ynë është jashtëzakonisht në rrugë të mbarë”, ka thënë Pacolli.
“Ne jemi të përkushtuar në ndërtimin e raporteve të mira me të gjitha vendet e BE-së, pse e së cilës familje synojme që të bëhemi pjesë. Në frymën e bashkëpunimit, me ftesën time, Lajcak do të vizitojë Republikën e Kosovës në qershor të këtij viti. Gjithashtu edhe zyra jonë në Sllovaki do të hapet së shpejti”, ka deklaruar ministri Pacolli.