Pacolli: Lajçak tha se pa LV-në nuk ka marrëveshje me Serbinë
17 qershor 2020
| 13:49
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli ka thënë se përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd, Mirosllav Lajçak, ka bërë me dije se pa pjesëmarrjen e LV-së në këtë proces nuk ka marrëveshje me Serbinë.
Pacolli, e cila ishte pjesë e takimit të sotëm të Kurtit me Lajçakun, ka treguar se ekipi i zyrtari të BE-së është pajtuar që me Vetëvendosjen t`i shtojnë kontaktet.
Sipas saj, LV-ja në takim ka kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja në vend.
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak po qëndron për vizitë treditore në Kosovë ku gjatë ditës së sotme po zhvillon takime me liderë partiakë./klankosova/