Pacolli: Lamtumirë miku i madh i Kosovës, John McCain
26 gusht 2018
| 10:22
Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka reaguar për vdekjen e senatorit amerikan, John McCain.
Pacolli ka thënë se senatori McCain përveq se hero i SHBA-së ishte dhe do të mbetet edhe hero për Kosovën.
“Lamtumirë miku i madh i Kosovës John McCain. Senatori McCain përveq se hero i SHBA ishte dhe do të mbetet edhe hero për Kosovën, për ndihmën e madhe dhe lobimin e tij pro shtetit tonë”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” ministri Pacolli.