Pacolli: Luksemburgu përkrah heqjen e vizave për Kosovën
Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka nisur një vizitë zyrtare në Luksemburg, ku është pritur në takim nga ministri i Punëve të Jashtme të Luksemburgut, Jean Asselborn.
Pacolli e Asselborn kanë diskutuar për perspektivën evropiane të Kosovës, me theks liberalizimin e vizave, ku edhe ka marrë përkrahjen e Luksemburgur për këtë proces.
Pacolli përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar Asselborn është një mik i vjetër i Kosovës, dhe me të ka diskutuar edhe për mundësitë që ka hapur Luksemburgu në Samitin e Sofjes për Kosovën dhe rajonin.
“Luksemburgu është mbështetës i madh i anëtarësimit të Kosovës e INTERPOL dhe organizata ndërkombëtare dhe i jep rëndësi të madhe zhvillimit ekonomik dhe social të Kosovës. Bisedë në frymë të njëjtë kisha gjithashtu me ministrin për Bashkëpunim, Romain Schneider, i cili premtoi përkrahjen e mëtutjeshme të Luksemburgut ndaj Kosovës në fushat të cilat prekin jetën e përditshme të qytetarëve tanë”, ka shkruar ministri Pacolli.
/Epoka e re/