Pacolli: Me qeverinë ‘Kurti 2’ mund të plotësohen të gjitha kushtet për liberalizim të vizave

26 maj 2020 | 14:19

Komisioni për Integrim Evropian ka diskutuar të matën në lidhje me përmbushjen e obligimeve të Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave.

Në këtë mbledhje është shqyrtuar edhe raporti i Ministrisë së Integrimit Evropian në lidhje me financimin e Kosovës nga BE-ja për luftimin e Covid-19.

Pas kësaj mbledhje, anëtarja e këtij komisioni nga radhët e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, ka thënë se “jemi thirrur për të diskutuar për përmbushjet e kritereve teknike për liberalizim të vizave, çka në fakt do duhej të diskutonim për mundësitë e përmirësimit të raporteve me shtetet mos-njohëse”.

Sipas saj, rrëzimi i Qeverisë Kurti ka përçuar mesazh jo të mirë tek BE-ja, duke theksuar se një veprim i tillë ka sjellë pasiguri të procesit demokratik dhe se me një qeveri “Kurti 2” mund të plotësohen të gjitha kushtet dhe parametrat për liberalizim.

“Ne si qeveri e Vetëvendosje përmirësuam raportet edhe me Spanjën, të cilët tashti nuk po i refuzojnë takimet ku gjendet edhe Kosova”, ka thënë ajo në një prononcim për medie.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vendimi i Malit të Zi për të mos i hapur…