Pacolli: Më shumë se kurrë, tani kemi nevojë për stabilitet për Kosovën
21 dhjetor 2020
| 22:40
Kryetari i AKR-së, deputeti, Behgjet Pacolli, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” se Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka konfirmuar se vota e një deputeti nuk është e ligjshme dhe vendi duhet të shkojë në zgjedhje.
Sipas Pacollit, këto janë kohërat më sfiduese politikisht të Kosovës.
“Tani ne kemi nevojë për pjekuri dhe respekt për vendimin e sotëm për të shkuar në janar në zgjedhje. Unë u bëj thirrje të gjitha partive që të kandidojnë me një vizion që e bën Kosovën më mire se sot dhe jo me urrejtje dhe inate. Ne kemi nevojë për qartësi, prosperitet dhe stabilitet për Kosovën tani më shumë kurrë”, ka shkruar Pacolli.