Pacolli: Me zemër të thyer jua uroj Ditën e Flamurit

28 nëntor 2019 | 11:28

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka uruar shqiptarët me rastin e festës së Flamurit.

Ai ka thënë se uruar që shqiptarët të jenë të bashkuar dhe mos t’i harrojmë vuajtjet dhe sfidat që si komb kemi kaluar për të gëzuar këtë ditë.

“Sot, edhe pse me zemër të thyer dhe të trishtuar nga situata e krijuar, ju uroj Ditën e Flamurit të gjithë shqiptarëve në mbarë botën. Po ashtu, urimi u shkon edhe gjithë atyre që e mbajtën në duart e tyre, u sakrifikuan për të, para e gjatë luftës çlirimtare të Kosovës dhe që na e mundësuan që edhe ne, sot, ta festojmë të lirë. Uroj që të jemi më të bashkuar dhe po ashtu mos t’i harrojmë vuajtjet dhe sfidat që ne si komb kemi kaluar për të gëzuar këtë ditë. Sot ne kujtojmë daljen e parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ditëlindjen e Komandantit të saj legjendar Adem Jashari. Vajzat dhe djemtë e UÇK-së sakrifikuan aq shumë që ne sot të gëzojmë frytet e lirisë. Lufta jonë e drejtë është e fortë si një guri”.

“Por siç e thash edhe më lartë, mendimet tona sot janë me familjet e viktimave të tërmetit shkatërrues në Shqipëri. Le të jetë kjo ditë një kujtesë për rëndësinë e kombit tonë për të qëndruar të bashkuar dhe në solidaritet me njëri-tjetrin. Mesazhin e shenjtë të 28 Nëntorit e pashë dje në Shqipëri ku të gjithë u bashkuam duke ndihmuar vëllezërit dhe motrat tona. Qoftë i përjetshëm ky bashkim dhe solidaritet shqiptar. Ju uroj gjithë shqiptarëve gëzuar Festën e Flamurit! Mbarësi, më suksese e qofshim gjithmonë bashkë!”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

https://www.facebook.com/behgjeti/photos/a.10152919767545153/10162497471270153/?type=3&theater

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shoqata Handikos në Kosovë kanë dërguar 13 karroca për të…