Pacolli, mediave serbe: Do të vendosim kontroll në pjesën ku lulëzon krimi dhe bandat
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka reaguar ndaj shkrimeve të medieve serbe, të cilat kanë devijuar deklaratën e tij që ka dhënë për themelimin e zonës ekonomike në pjesën veriore.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se ideja e tij nënkupton themelimin e zonës së lirë ekonomike që përfshinë proporcionalisht territor nga Republika e Kosovës dhe Republika e Serbisë.
“Mediat serbe qëllimshëm devijojnë deklaratën time lidhur me idenë time të themelimit të zonës ekonomike në pjesën veriore. Ideja ime nënkupton themelimin e zonës së lirë ekonomike që përfshin proporcionalisht territor nga Republika e Kosovës dhe Republika e Serbisë. Natyrisht në këtë mënyrë vendoset kontroll në pjesën ku sot lulëzojnë bandat dhe krimi. Ekonomikisht vetëm kështu mund të ketë stabilitet dhe zhvillim ekonomik”, është shprehur Pacolli.
/Epoka e re/