Pacolli merr përkrahjen nga Bullgaria
20 mars 2018
| 16:02
Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, është takuar me zëvendëskryetarin e grupit të Partive Popullore në Parlamentin Europian, Andrej Kovacev, nga i cili ka marrë mbështetjen bullgare për Kosovën.
“Andrej Kovacev më tha se Bullgaria do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën si ka bërë prej pavarësisë deri në ditët e sotme, kur ajo udhëheq Bashkimin Europian. E falënderova nga thellësia e zemrës për mbështetjen bullgare, megjithë pozicionin delikat ka ky vend në rajon. Folëm për marrëdhëniet dypalëshe, votimin e demarkacionit në Parlament, marrëdhëniet e Kosovës me fqinjët e tjerë dhe trajtimin e pakicave në Kosovë”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e vet në “Facebook”.