Pacolli: Miratimi i projektligjeve për FSK-në, hap drejt forcimit të shtetit
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka përgëzuar Kosovën dhe popullin e saj për miratimin e tri projektligjeve për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Ai ka vlerësuar se shteti ynë sot ka shënuar një hap të rëndësishëm drejt forcimit të vet.
Sipas Pacollit, uniteti politik që u reflektua në Kuvend është lajm i jashtëzakonshëm për të ardhmen tonë.
“Ushtria e Kosovës dhe shteti ynë është jetësim i amanetit të shumë brezave. Urime Kosovë. Shteti ynë shënoi një hap të rëndësishëm drejt forcimit të vet. Uniteti politik që u reflektua sot në Kuvend është lajm i jashtëzakonshëm për të ardhmen tonë. Ne jemi bashkë kur është në pyetje Kosova”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e vet në “Facebook”.
https://www.facebook.com/behgjeti/photos/a.10152919767545153/10160882618160153/?type=3&theater
/Epoka e re/