Pacolli mirëpret deklaratat e Rothit se Gjermania përkrah liberalizimin
10 janar 2019
| 22:12
Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka mirëpritur deklaratat e Michael Roth, Sekretar i Shtetit për Evropën në Zyrën e Jashtme Federale të Gjermanisë i cili tha se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.
“Mirënjohje dhe respekt për kontributin e Gjermanisë ndaj Kosovës. Deklarimi i ministrit të jashtëm gjerman Mass dhe ministrit të shtetit për Evropë Michael Roth se do të avokojnë për Kosovën në Bruksel në mënyrë që qytetarëve tanë t’u mundësohet lëvizja pa viza, janë inkurajim se Kosova është në rrugën e duhur”, ka shkruar Pacolli në profilin e vet në “Facebook”.