Pacolli: Mitrovica drejtë zhvillimit të sigurt ekonomik
Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka thënë se miratimi i statutit të “Trepçës” në Kuvend si shoqëri aksionare, do t’i hapë rrugë riaktivizimit të këtij gjiganti ekonomik.
Pacolli përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka theksuar se tani me një statut të definuar, “Trepça” do t’i ketë dyert e hapura për investitorë vendorë dhe të huaj.
Postimi i plotë i tij:
Të dashur qytetarë të Mitrovicës,
Në orët e hershme të mëngjesit, Kuvendi i Kosovës aprovoi statutin e Trepçës si shoqëri aksionare që do ti hapë rrugë riaktivizimit të këtij gjiganti ekonomik. Me një statut të definuar, Trepça do të ketë dyert e hapura për investitorë vendorë dhe të huaj dhe përfundimisht do të përfundon keqpërdorimi 20-vjeçar i këtij aseti strategjik.
Tash është me rëndësi që së bashku të punojmë intensivisht në zhvillimin e kësaj ndërmarrje. Unë do të sigurohem që të punoj ngushtë me Ministrin Lluka për të përshpejtuar proceset zhvillimore në mënyrë që Mitrovica të bëhet përsëri qyteti kryesor ekonomik në Kosovë e rajon.
Përgëzoj Ministrin e Zhvillimit Ekonomik që vie nga radhët e AKR-së, Valdrin Lluka, për punën e palodhshme deri në përfundim të këtij procesi.
Urime Minatorë! Urime Kryetar Bahtiri! Urime tërë Kosovës!