Pacolli: Mitrovica ka qenë dhe mbetet bastion i AKR-së

29 gusht 2019 | 07:39

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë se Mitrovica ka qenë dhe mbetet bastion i kësaj partie.

Në takim me strukturat e AKR-së, Pacolli ka thënë se u konfirmua edhe një herë që Aleanca Kosova e Re pavarësisht individëve mbetet e fuqishme siç ka qenë që nga themelimi i saj në vitin 2006.

“Para anëtarëve të shumtë të degës, shpreha falënderimin tim për angazhimin dhe besimin që qytetarët mitrovicas po i japin AKR-së dhe vizionit tonë për zhvillimin e vendit.  Dyert e AKR-së mbeten të hapura, për të gjithë atë që ia duan të mirën asaj, për të gjithë ata që me sinqeritet duan të punojnë me ne që bashkë t’i kthejmë dinjitetin qytetit të Mitrovicës”, ka deklaruar Pacolli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njohësit e rrethanave politike në vend, Shkëlzen Maliqi dhe Imer…