Pacolli: Mosmbajtja e mbledhjes së qeverive, humbje e madhe
13 qershor 2023
| 21:29
Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka reaguar mbi zhvillimet e fundit, ku raportohet se mbajtja e mbledhjes së dy qeverive, ka gjasë të anulohet.
Pacolli shkruan se mosmbajtja e mbledhjes është humbje e madhe e gjithçka nga ajo çfarë është ndërtuar deri më sot.
”Mosmbajtja e mbledhjeve të përbashkëta të dy qeverive (Kosovë-Shqipëri), siç u bë në dekadën e fundit dhe që ishte planifikuar për nesër në Gjakovë, është një humbje e madhe e gjithçkaje që është ndërtuar deri më tani.. çfarë po ndodh?”.