Pacolli: Mustafa meriton respekt për kursin e palëkundur të shtetndërtimit
21 mars 2018
| 21:18
Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka lavëduar qëndrimin e kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, karshi demarkacionit.
Pacolli ka thënë për Mustafën se është treguar shtetndërtues dhe i palëkundur.
“Vendimi historik i parlamentit të Kosovës sot, padyshim është lajmi më i mirë për qytetarët dhe të ardhmen e Kosovës. Një falënderim i madh i takon kreut të LDK Isa Mustafa, gjithë lidershipit dhe deputetëve të kësaj partie, që për interes të vendit bashkuan votën dhe bënë të mundur që ligji të kaloj. Ish kryeministri Mustafa meriton respekt për kursin e tij të drejtë dhe të palëkundur të shtetndërtimit”, ka thënë Pacolli.