Pacolli nderohet me “Doctor Honoris Causa” në Tajlandë
23 gusht 2018
| 22:03
Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme i vendit, Behgjet Pacolli, ka marrë titullin “Doctor Honoris Causa” në Bangkok.
Pacolli nëpërmjet një postimi në profilin e tij në “Facebook”, ka njoftuar se është nderuar nga Universiteti BudhiSastra, bazuar në vlerësimin e tij për aktivitetin humanitar të Pacollit në arenën ndërkombëtare.
“Sot, Universiteti BudhiSastra në Bangkok më dha titullin Doctor Honoris Causa, bazuar në vendimin e tyre në aktivitetin tim humanitar në arenën ndërkombëtare. Unë jam krenar për respektin që tregoi ky komision për mua”, është shprehur ai.
Pacolli ka publikuar edhe fotografi nga ceremonia e ndarjes së titullit të nderit, në Tajlandë.