Pacolli nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti i Vlorës
29 nëntor 2018
| 12:22
Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, është nderuar dje me titullin “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti i Vlorës “Ismail Qemali”.
Rektori i Universitetit të Vlorës “Ismail Qemali”, Roland Zisi, i ka ndarë titullin “Doctor Honoris Causa” zëvendëskryeministrit Pacolli për kontributin e shquar në nxitjen e mendimit shkencor kombëtar dhe afirmimin e modelit mbarëshqiptar të biznesit dhe marketingut.
Ministri Pacolli ka vlerësuar lartë dhënien e këtij çmimi duke thënë se në vazhdimësi është nderuar nga Shqipëria dhe universitetet e saj.
/Epoka e re/