Pacolli: Në 2011-n thashë se duhet të fillojë bashkëpunimi mes qeverive dhe parlamenteve

27 nëntor 2022 | 11:40

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Behgjet Pacolli, me rastin e seancës të sotme të përbashkët të dy kuvendeve, Shqipërisë dhe Kosovës, e cila po mbahet në Tiranë, ka kujtuar se ishte viti 2011 kur për një periudhë të shkurtër ishte president i Kosovës dhe në vizitën e parë që bëri në Shqipëri (si president) pati deklaruar se duhet të filloj menjëherë bashkëpunimi ndërmjet qeverive, presidentëve, parlamenteve e të gjitha institucioneve.

“Bëra thirrje në eliminimin e kufijve në mes Kosovës e Shqipërisë, eliminimin e pengesave për lëvizjen e lirë të njerëzve e mallrave etj. Unë për këtë u kritikova shumë dhe fare mirë më kujtohen edhe titujt bombastik në disa mediume të shkruara në Kosovë se kjo deklaratë ishte e pavend dhe se do të dëmtonte shumë rrugëtimin e Kosovës drejt integrimeve. Në Kosovë kishte edhe nga ata që më inkurajuan që mos të frikësohem nga kjo deklaratë dhe se ajo ishte, edhe pse e vonuar por shumë e duhur. Pra, sot po mbahet seanca e parë parlamentare e përbashkët në mes të Parlamenteve të Shqipërisë dhe të Kosovës (Që po ndjek shembullin e qeverive). Urime Kosovë, Urime Shqipëri, Urime dita e Flamurit gjithë kombit Shqiptarë!”, ka shkruar Pacolli në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka mbajtur sot fjalim në…