Pacolli në Kamenicë premton zhvillim ekonomik dhe hapje të vendeve të punës
Lideri i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka vizituar Komunën e Kamenicës, me ç’rast është takuar me aktivistë të partisë, nga të cilët ka marrë mbështetje për jetësimin e vizionit të koalicionit Nisma-AKR-PD.
Ai ka thënë se qytetarët e Kamenicës e kanë kuptuar se programi ekonomik i AKR-së është garanti kryesor i një mirëqenie dhe stabiliteti afatgjatë ekonomik në Kosovë.
“Në Kamenicë u prita me plot ngrohtësi nga aktivistë të shumtë të AKR-së, që mezi presin ta jetësojmë vizionin tonë për frymën e lirisë ekonomike, mundësive të barabarta, zhvillimit ekonomik, prosperitetit dhe hapjes së vendeve të reja të punës. Qytetarët e Kamenicës e kanë kuptuar se programi ekonomik i AKR-së, që njëherazi është boshti i programit tonë politik, që bazohet në promovimin e lirisë ekonomike, tregut të lirë, iniciativës së lirë dhe rolit lehtësues jo arbitrar të shtetit në proceset ekonomike, e që është garanti kryesor i një mirëqenie dhe stabiliteti afatgjatë ekonomik në Kosovë. Faleminderit Kamenicë!”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/