Pacolli në Konferencën e Sigurisë në Mynih, lobon për njohjeve
Në ditën e dytë të qëndrimit dhe pjesëmarrjes në Konferencën e Sigurisë në Mynih të Gjermanisë, zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka zhvilluar takime të shumta me homologë të tij, me presidentë shtetesh dhe zyrtarë tjerë të nivelit të lartë nga shtete të ndryshme të botës.
Pacolli, thuhet në një njoftim për media, ka lobuar intensivisht për shtimin e njohjeve të reja dhe sigurimin e mbështetjes për integrimin e mëtejmë të vendit në Organizatat Ndërkombëtare, në veçanti në INTERPOL.
Nga takimet e shumta, numri një i diplomacisë kosovare, ndër të tjera ka takuar presidentin e Ruandës, Paul Kagame, ministren e Jashtme të këtij shteti, Louise Mushikiwabo, ministrin e Jashtëm të Sudanit, Ibrahim Ahmed Abdelaziz Ghandour, komisionerin e BE-së, Johannes Frederik Hahn, ish-sekretarin Amerikan të Shtetit, John Kerry dhe ish-përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Baroneshën, Catherine Ashton.