Pacolli: Në Kosovë s’ka rritje ekonomike, është mashtrim

09 shkurt 2022 | 17:09

Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka thënë se qytetarëve të Kosovës u është ngarkuar barra e shtrenjtimit të energjisë elektrike si pasojë e mungesës së një strategjie nga Qeveria e Kosovës.

Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës për shtrenjtimin e energjisë elektrike, Pacolli ka thënë se është mashtrim kur thuhet se në Kosovë ka rritje ekonomike.

“Është vetëm mashtrim! Në Kosovë nuk ka rritje ekonomike për arsye se rritja ekonomike ka bazat e veta, më tepër konsum dhe projekte infrastrukturore. Këto mungojnë në Kosovë. Më tregoni dikush cilat projekte infrastrukturore kjo qeveri deri tash i ka filluar dhe është duke i kryer. Më tregoni sa u rrit paga ose të hyrat për qytetarët dhe sa u rrit shporta për konsumatorin. Është më dobët dhe më ulët sesa ka qenë. Kosova po përballet me krizë të rëndë ekonomike dhe sociale… Sot qytetarët e Kosovës e kanë sfidën e pagesës së energjisë elektrike e cila ju ngarkua si barrë nga Qeveria e tyre në mungesë të një strategjie tjetër e cila do të lehtësonte jetën e tyre”, ka thënë Pacolli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Japonia është vënë në dispozicion të Evropës për ta furnizuar…