Pacolli në Mal të Zi për të diskutuar për integrimin evropian të rajonit
30 nëntor 2018
| 10:23
Ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli ka arritur në Budvë të Malit të Zi, ku do të përfaqësojë Republikën e Kosovës në takimin e ministrave të jashtëm të Ballkanit perëndimor WB6.
“Sapo kam arritur në Budvë të Malit të Zi, ku do të përfaqësojë Republikën e Kosovës në takimin e ministrave të jashtëm të Ballkanit perendimor WB6. Integrimi evropian i rajonit tonë dhe shtyrja përpara e procesit të Berlinit është tema kryesore e këtij takimi”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e vet në “Facebook”.