Pacolli në Paris: Mundësi e mirë për të takuar burrështetas nga mbi 50 shtete botërore
11 nëntor 2018
| 11:32
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ndodhet në Paris ku sot do të shënohet 100-vjetori i armëpushimit që i ka dhënë fund Luftës së Parë Botërore.
Pacolli ka thënë kjo është mundësi e mirë për të takuar homologët e tij dhe burrshtetas nga mbi 50 shtete botërore.
“Me ftesë të autoriteteve më të larta franceze, po marrë pjesë ceremoninë e organizuar me rastin e 100 vjetorit të mbarimit të Luftes së Parë Botërore. Mundësi e mirë për të takuar homologët e mi dhe burrshtetas nga mbi 50 shtete botërore”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.
https://www.facebook.com/307617160152/posts/10160968811110153/