Pacolli: Në shtëpinë time nuk ka helm e as darka të helmuara
Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka reaguar ndaj shkrimeve në media rreth një darke të përbashkët të presidentit Hashim Thaçi dhe kryeministrit Ramush Haradinaj në shtëpinë e tij në Hajvali, duke thënë se pohimet që kanë dalë nga ky takim janë të pavërteta.
“Expressi” ka raportuar se Thaçi dhe Haradinaj janë ftuar nga zëvendëskryeministri Pacolli, për një darkë të përbashkët, me shpresën për t’i ulur gjakrat, por në këtë takim ka pasur të shara.
Postimi i plotë i Pacollit:
Në shtëpinë time nuk ka helm e as darka të helmuara.
Jam i shqetësuar me guximin e juaj për të gënjyer.
Nuk mund të helmohet opinioni me lajme të tilla të pavërteta.
Në shtëpinë time kam shtruar darkë miqësore me miq (me siguri edhe për ju që sot përbuzeni).
Secili informacion tjetër është i pavërtetë dhe gënjeshtër!