Pacolli: Në takimet e Parisit është hapur një kapitull i afirmimit të Kosovës

12 nëntor 2018 | 12:22

Gjatë qëndrimit dyditorë në Republikën e Francës ku ishte i ftuar nga autoritetet më të larta të shtetit francez, me rastin e shënimit të 100-vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore, zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka zhvilluar disa takime, duke përfshirë atë me sekretarin amerikan të shtetit, Mike Pompeo, këshilltarin për siguri kombëtare të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Bolton, ndihmëssekretarin amerikan të shtetit për Evropë dhe Euro-Azi, Wess Mitchell, ministrin e Jashtëm të Francës, Jean-Yves Le Drian, ministrin e Jashtëm të Turqisë, Mevlut Çavusoglu si dhe homologë dhe përfaqësues të tjerë të lartë nga më shumë se 50 shtete të botës.

“Në ceremoni, gjatë drekës dhe në margjina të kësaj ngjarje kisha mundësi të takohem me shumë homologë të mi e liderë botërorë, përfshirë Sekretarin e Shtetit Pompeo, të cilin e ftova për vizitë dhe i cili e shprehu gatishmërinë që të vijë në Kosovë”, është shprehur kryediplomati Pacolli.

Ai ka thënë se paqja dhe siguria në botë është prioriteti i aleatëve tanë, ndërsa zotimi i Kosovës është i fuqishëm për t’i kontribuar kësaj sigurie.

“Ky është përcaktimi ynë primar dhe në funksion të kësaj është edhe angazhimi ynë për t’u bërë anëtar i Interpolit dhe mekanizmave të tjerë të sigurisë ndërkombëtare. Kjo fundjavë e shënoi një sukses të jashtëzakonshëm të diplomacisë sonë dhe jam i lumtur që këtë sukses do ta vazhdojë me energji maksimale i koncentruar tash në sfidën e radhës në Interpol”, është shprehur Pacolli.

/Epoka e re/  

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala gjatë takimit që…