Pacolli në Thumanë me Ramën, premton objekt banesor në Krujë për tre muaj
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka vizitoi familjet e prekura në Thumanë.
Ai u shoqërua nga ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli dhe deputetja Eglantina Gjermeni.
Në takim Pacolli, i cili ka dhuruar 1 milion euro për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri, tha se do të ndërtojë vet banesa për ata që mbetën pa çati në kokë.
“Aty ku ka pallate mirë është me zbrit poshtë, për të hapur hapësirë, se Kruja është qytet turistik. Vendosim dhe një fond ne dhe bëjmë një operacion që të dalë edhe qyteti i fituar. Rregullon kualitetin e jetës, më mirë në rrafsh ku krijohet një infrastrukturë tjetër, që ka afër shkollën e kopshtin”, tha Pacolli, raporton Top Channel.
Pacolli ka pohuar se ka nisur puna për të bërë projektin e pallateve, ndërsa tha se nëse nuk krijohen pengesa, ata do të jenë gati për tre muaj.
“Nëse nuk ka pengesa në rastin më të mirë, një pallat, 45 banesa nga 80 metra katrorë, për tre muaj duhet të kryhet”, ka deklaruar ai.