Pacolli në Tiranë: Duhet të punojmë ngushtë për të unifikuar ekonomitë tona
25 nëntor 2019
| 14:43
Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka marrë pjesë sot në Tiranë në konferencën me temën “Roli i Shqipërisë në promovimin e interesave kombëtare të shqiptarëve në hapësirën e Ballkanit Perëndimor”.
Pacolli në këtë konference ka argumentuar qartë për një integrim shumë më të fortë në sferën shqiptare.
“Ne duhet të punojmë ngushtë për të unifikuar ekonomitë tona dhe për të thelluar integrimin në të gjitha sferat që do të forcojnë pozicionin tonë si dy shtete në rajon dhe më gjerë”, ka thënë Pacolli.
/Epoka e re/