Pacolli në tren për në Berlin
09 janar 2019
| 14:39
“Nga Frankfurti zgjodha trenin për të udhëtuar drejt Berlinit, ku nesër do të zhvillojë vizitën zyrtare në Republikën Federale të Gjermanisë. Me homologun tim Mass do të diskutojmë shumë çështje të interesit të përbashkët”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e vet në “Facebook”.
Ai ka thënë se mbështetja gjermane për vendin tonë është kruciale në konsolidimin e shtetit dhe mbylljen e procesit të normalizimit të raporteve me Serbinë.
/Epoka e re/