Pacolli: Në Veri nuk ka krizë
Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, duke demantuar mediat e Serbisë dhe autoritete e këtij shteti, se po mundohen të inskenojnë krizë humanitare në Kosovë, ka pohuar se “nuk ka krizë humanitare që nga viti 1999, kur forcat serbe u larguan nga Kosova dhe nuk do të ketë kurrë një krizë të tillë”.
“Unë i bëj thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të monitorojnë këtë përpjekje nga Serbia për të destabilizuar Kosovën dhe ta dënojnë atë”, ka theksuar Pacolli.
Postimi i Pacollit në Facebook:
Qeveria serbe, mediat e kontrolluara në Serbi dhe politikanët kukulla të Beogradit në veri kanë filluar një fushatë lajmesh të rreme për të krijuar histeri kinse që ekziston një krizë humanitare në veri. Playbacku i Millosheviçit tani i dirigjuar, është i njohur për Kosovën. Ne do të kundërshtojmë këtë propagandë që ka për qëllim krijimin e tensioneve dhe incidenteve në Kosovën veriore. Nuk ka krizë humanitare që nga viti 1999 kur forcat serbe u larguan nga Kosova dhe nuk do të ketë kurrë një krizë të tillë. Kosova do të kujdeset për të gjithë qytetarët e saj. Në Kosovën veriore ka mjaft produkte dhe medikamente. Unë i bëj thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të monitorojnë këtë përpjekje nga Serbia për të destabilizuar Kosovën dhe ta dënojnë atë.