Pacolli në Viti: Rinia është aseti më i madh që ka Kosova
Aleanca Kosova e Re (AKR), të martën ka mbajtur takim me qytetarët e Komunës së Vitisë, ku para të pranishmëve presidenti i saj, Behgjet Pacolli, tha se do dëshironte shumë që Kosovën tonë ta drejtojnë njerëz të rinjë, njerëz të kohës sepse faktori kohë është shumë më rëndësi.
“Kosova posedon një potencial të pa krahasueshëm me shtetet tjera, ky potencial është rinia jonë, një rini proaktive, një rini që ec krahas me kohën dhe një rini e cila sot është në gjenjde të bëjë mrekullira”, ka thënë Pacolli.
Ai më tej ka pohuar se dëshirë e tij e paplotësuar mbetet që ta shoh rininë njëherë që të udhëheq përpara me proceset e Kosovës.
“AKR-ja e ka synim rininë, e ka synim punësimin e rinisë. AKR-ja do të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme, nëse garantohet puna e sinqertë, aty ku nuk vidhet aty ku nuk ka korrupsion dhe aty ku gjenerohet punësim”, ka thënë ai.
Kryetari i degës së AKR-së në Viti, Besim Ymeri, ka vlerësuar se Pacolli paraqet për qytetarët e Vitisë një besim të madh për rikthimin e shpresës së banorëve të komunës sonë në veçanti dhe të tërë Kosovës në përgjithësi.
/Epoka e re/