Pacolli: Nëse Xhaka dënohet për fanellën me emrin Jashari, unë e paguajë gjobën
04 dhjetor 2022
| 14:14
Pasi e “nokautoi” Serbinë në Kupën e Botës, tash kanë nisur raportimet se Granit Xhaka mund të dënohet nga FIFA për shkak të fanellës Jashari që e mbante të veshur pas fitores 2:3 teksa festonte me bashkëlojtarët.
Sipas raportimeve në mediat e huaja, Xhaka po hetohet për shkak se dyshohet se bluza kishte motive politike, anise vetë Xhaka e kishte mohuar një gjë të tillë.
E në rast se Granit Xhaka gjobitet nga institucioni më i lart i futbollit në botë, ish-presidenti i Kosovës dhe biznesmeni Behgjet Pacolli është shprehur i gatshëm t’ia paguajë gjobën.
Granit Xhaka ishte titullar dhe luajti gjatë gjithë ndeshjes kundër Serbisë duke bërë një paraqitje fenomenale e cila në fund rezultoi me dërgimin e Serbisë në shtëpi.